Publikohet renditja zyrtare e shteteve, ja kur do të këndojë Ronela Hajati “Sekret”në Eurovision

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Ronela Hajati do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” për vitin 2022. Kënga e saj “Sekret” fitoi çmimin e parë në Festivalin RTSH.

“Eurovizioni” ka publikuar zyrtarisht renditjen e shteteve për paraqitjet e tyre në dy netët e para. Shqipëria do të performojë natën e parë në gjysmë finale, në Festivalin e  Eurovisionit.

Shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 u zhvillua në Palazzo Madama, Itali. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet në datat 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Zjarr Tv Ad