Punëtorët e Uzinës së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit.
“Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej nëntë muajsh dhe nuk ka kanë dhënë pagat prej tre muajsh. Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani. Në sqarimin e shpërndarë për mediat Bankets nënvizoi se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.