Pushime në Greqi? Fqinjët i përgjigjen ashpër Ramës: Mos provoko!

0
18

Mediet greke kanë vijuar replikën me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me pushimet e këtij të fundit.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama përgënjeshtroi lajmin e medieve fqinje se po pushon në Greqi, duke u shprehur se “Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat😊Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia😁.

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”.

Menjëherë pas përgjigjes së kreut të qeverisë shqiptare, ka ardhur reagimi i ashpër grek. Media greke “Tribune.gr” shkruan se Rama ka frikë nga “shefi” i tij, Erdogan, duke shtuar se ai harron që mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe ruajnë ekonominë joekzistente në Shqipëri.

“Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bënte pushime në Greqi. Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë”, thuhet në artikull.