Sherri me armë me djemtë e Spartak Brahos, kush është i riu i shpallur në kërkim

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i deputetit socialist Spartak Braho, Kreshnik Braho është përfshirë në një konflikt i cili përfundoi në kanosje me armë.

Si i dyshuar është shpallur në kërkim 30-vjeçari Lajden Kadilli, i cili rezulton person me precedentë penalë.

Sherri i denoncuar këtë të hënë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, rezulton se ka ndodhur më 18 gusht.

I dyshuari mësohet se ka qenë bashkë me të atin Arjan Kadilli 58 vjeç, kur kanë kanosur 38-vjeçarin Braho.

Gjithçka ka nisur për sherrin lidhur me një vend parkimi poshtë pallatit ku jetonte Klodian Braho, ku i riu kishte vendosur një motor.

Pas konfliktit të parë fillimisht me fjalë, i riu është rikthyer i armatosur dhe ka kanosur Brahon, madje ka qëlluar me qytën e automatikut makinën ku ndodhej ky i fundit.

Gjithçka teksa në makinë Braho ndodhej me dy fëmijët e tij të mitur.

Kjo ka bërë që 38-vjeçari të largohet me shpejtësi. Mësohet se lidhur me ngjarjen është proceduar edhe djali tjetër i deputetit socialist, 30-vjeçari Arbër Braho.

Procedimi ndaj tij erdhi për shkak se ka goditur me sende të forta Lajden Kadillin dhe babanë e tij, Arjanin.

Sakaq Lajden Kadilli rezulton i dënuar për plagosje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Zjarr Tv Ad