Pushtimi i Ukrainës, Basha: PD dënon agresionin rus, Shqipëria të mbajë një qëndrim pa ekuivok ndaj përgjegjësve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit foli sot në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Gjatë fjalës së tij ai e dënoi agresion rus ndaj nje vendi sovran dhe të lirë si Ukraina ndërsa kërkoi që Shqipëria të mbajë një qëndrim pa ekuivok ndaj Vladimir Putin.

Basha: Ndërsa ne ndodhemi në këtë sallë, për të mos i ikur gjëmës më të madhe, skandalit të inceneratorëve, kemi detyrim moral në raport me aletatët në NATO, dhe në raport me aspiratat tona kombetare dhe detyrimet tona, të ndajmë një qëndrim të qartë për agresion e Rusisë kundër sovranitetit lirisë së Ukrainës.

Do të kemi mjaftueshëm kohë për të vërtetat e dhimbshme sic nuk u mbuluan dot as dje.Kemi fakte për SPAK-un. Të shkëputemi nga rendi i ditës , për aferën e shekullit. Shpreh në emer të PD, të opozitës, të cdo shqiptari dënimin pa ekuivok, me të ashpër të agresionit të Vladimir Putin ndaj sovranitetit, integritet territorial të Ukrainës. Thirrje për qëndrim të shpejtë kundër këtij agresioni nga OKB, NATO dhe BE.

Në 2 të parat Shqipëria ka një zë të veçante. Si anëtare e përkoheshme e Këshillit të Sigurisë dhe NATO, Shqipëria do e thotë fortë zërin e saj.

Por akti i mbrëmjes së djeshme i kapërcen kufjet. Akti i një pushtimi të një vendi sovran dhe të lirë, duke thyer parimet bazë, pas luftës së dytë botërore. I bëj thirrje autoriteteve të marrin masat për bashkërendimin diplomatik dhe cdo masë për tju gjendur pranë autoriteteve dhe popullit të Ukrainës, dhe një qëndrim pa asnjë ekuivok ndaj gjthësecilit që ka përgjegjesi në këtë vend. Në emer të PD dënoj me forcë agresionin rus.

Zjarr Tv Ad