Lulzim Basha bën deklaratën e fortë në Kuvend: Të enjten u përgatit arrestimi i një zyrtari të lartë, por…

0
878
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në oborrin e Kuvendit, ku tha se të enjten e kaluar u nis arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, por për arsye që nuk dihen ende, ai u kthye pas.

Basha la të kuptohej se të njëjtin fat do të kishte dhe një deputet u Partisë Socialiste.

Kemi informacione të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, dhe është kthyer makina pas. Po ashtu është nisur arrestimi i një deputeti të PS-së, çfarë prisni më?! Bëhet fjalë për bukën e fëmijëve shqiptarë”, tha Basha.

Basha përsëriti akuzat e tij ndaj Edi Ramës, që qëndron në krye të aferës së inceneratorëve, ndërkohë që nxiti SPAK-un që të veprojë së më shpejt.

Basha u shpreh se shumë shpejt do të përgatitet edhe raporti i Komisionit, që sipas tij, disa deputetë të PS janë të habitur se nuk ndodhen në burg.

Për më shumë se dy javë opozita dhe “Komisioni Tabaku” ia ka dalë të zbardhë aferën e inceneratorëve, pra janë 430 milionë euro të cilat i janë zhvatur qytetarëve shqiptarë, nga Edi Rama, 3 ministra dhe 3 kryebashkiakë të tij.

Nuk futen në thes kjo e vërtetë, është e turpshme sesi sot zhbëhet dhe duan të mbulojnë diellin me shoshë. Për herë të parë gjatë këtyre viteve komisioni nuk është censuruar nga mediat, ajo që ne kemi denoncuar me fakte nga selia e PD sot u provua me fakte nga komisioni hetimor. Sidoqoftë ky është vetëm fillimi. Ndonjëri nga ministrat çuditet që nuk është në pranga por sot është në sallën e Kuvendit, duhet të ishte me Lefter Kokën në  tha Basha.

Zjarr Tv Ad