Putin akuzon Poloninë se ka bashkëpunuar fshehtas me Hitlerin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shtuar tensionet në luftën e fjalëve me Evropën, duke e akuzuar Poloninë për bashkëpunim të fshehtë me Hitlerin dhe qarqet anti-semite.

Tensionet mes Moskës dhe Varshavës janë rritur pas akuzave të njëpasnjëshme në lidhje me fajin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Polonia ka thënë se ushtria ruse ka prirje imperialiste. Duke folur para udhëheqësve ushtarakë, presidenti rus tha se Polonia ka bashkëpunuar me Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në thelb, ata kanë bashkëpunuar me Hitlerin. Kjo është e qartë në bazë të dokumenteve të arkivit”, tha kreu i Federatës Ruse gjatë një fjalimi emocional në Ministrinë e Brendshme. Ai madje tha se një ambasador polak i asaj periudhe kishte premtuar se do ta vendoste statujën e Hitlerit në Vashavë për shkak të zotimeve të tij për t’i dërguar çifutët në Afrikë.

“Pak gjëra kanë ndryshuar dhe duhet ta marrim parasysh këtë, kur i ndërtojmë forcat tona të armatosura”, shtoi Putini.

Disa ditë më parë, Polonia e akuzoi Rusinë se i është kthyer propagandës staliniste dhe po i dëmton përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve të brishta, shkruan “France24”.

Zjarr Tv Ad