“Putin mund të na fikë dritat, por s’e vret dot shpirtin ukrainas”, ish-presidenti thirrje qytetarëve: Mos u dorëzoni

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko i tha BBC-së se i gjithë kombi po e mund Vladimir Putin.

Ai u kërkoi dhe u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dorëzohen kurrë. “Ai mund të fikë dritat, mund të fikë furnizimin me ngrohtësi, por nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas,” thotë ai.

Poroshenko ishte president i Ukrainës për pesë vjet, derisa Volodymyr Zelensky fitoi një rezultat të madh në zgjedhjet e vitit 2019.

Ai ishte ndër zyrtarët e parë ukrainas që doli në terren me një kallashnikov në krahë duke thënë se do luftonte që vendi i tij të ishte i lirë.

Zjarr Tv Ad