“Qeveria të mos e marrë si shaka”, Shoqata e Invalidëve lë afat deri në nëntor: Do kërkojmë dorëheqjen e këtyre dy ministrave

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e Invalidëve të Punës ka dalë sot në një protestë prballë ministrisë së Financave ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën sesi ishin trajtuar nga ky dikaster. Ata thanë se ministritë e Shëndetësisë dhe Financave kishin kohë deri në nëntor, përndryshe do të kërkonin dorëheqjen e drejtuesve të këtyre ministrive.

“Sot është fillimi, e kemi parë të vështirë se kemi mendjen e logjikën. Ju lutem ne do presim Ministrinë e Financave për të diskutuar deri më 20 nëntor, më 20 nëntor nuk presim më për të drejtat tona. Kjo do jetë e paraparë në varësi të ngjarjeve që do ndodhin.

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Duhet të vlerësohemi e të kemi mbështetjen. Pas një muaji ne do jemi 10 fish më shumë se kaq, do shtohen karrocat, ne sot jemi me paterica kolegët tanë do vijnë me krevate me karroca këtu. U bëj thirrje të shkunden nga vendi se nuk është e lehtë për të përfaqësuar problemet sociale duke shkelur ligjet e duke marrë vendime në absurditet.

Ku na pyetën ne si e keni hallin kanë siguruar xhepin e tyre. Ne do jemi gati të protestojmë çdo ditë në mënyrë paqësore. Nuk jemi për të ofenduar e sharë askënd.

Kolegu jonë në Maqedoni apo Mal të zi me 470 euro? Vetëm Kosova nisi që në shtator të ndihmojë shtresat në nevojë me 100 euro pse nuk e heqin nga 1 mijë lekë nga rroga e tyre? Pas afatit që lamë ne do veprojmë dhe me më shumë forca”, tha përfaqësuesi i shoqatës.

Zjarr Tv Ad