Simpatizantë dhe anëtarë të degës së PD-së në Fier janë nisur drejt Tiranës për të protestuar para Kryeministrisë.
Sipas asaj që raportohet në media, rreth 800 demokratë po vijnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe qytetarë nga Vlora do t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet në orën 12:00.
Klodian Xhyheri, Sekretari Politik i degës së PD-së në Vlorë, është shprehur se strukturat janë organizuar. 250 automjete dhe mbi 870 persona do të zbarkojnë në kryeqytet.
“Janë nisur rreth 250 makina dhe mbi 870 persona të regjistruar nga strukturat tona dhe nga ne si degë, – tha ai, – e kemi organizuar me mjete të vogla, pasi është e pamundur të shkohet në orar me mjete më të mëdha siç janë autobusët apo furgonët, me mendimin se kjo është gjëja e duhur.”
Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës.
Protestës së opozitës sot do t’i bashkohen edhe qytetarë nga Korça, Pogradeci dhe nga Devolli.
Mbi 400 persona me 55 mjete të vogla dhe 3 autobusë janë drejtuar drejt kryeqytetit për të protestuar.
Rreth 1000 qytetarë nga rrethi i Krujës do t’i bashkohen gjithashtu protestës së opozitës, po ashtu edhe simpatizantë nga Elbasani ku priten te jene me shum se 5000.
Ndërsa nga Saranda bëhet me dije se rreth 100 demokratë të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, do të jenë sot në Tiranë për të protestuar para Kryeministrisë./ CNA.al