Qytetari pësoi infarkt në Gjykatë, avokati zbardh akuzat ndaj 68-vjeçarit: Ishte i pandehur për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës paraditen e sotme (12 Janar), ka treguar për mediat se i moshuari ishte i pandehur për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja.

“E kam ndjekur që në kallëzimin e parë në 2020. Ishte kallëzuar nga ish-partnerja pasi e përndiqte. I bënin presion familjarët asaj. Nuk e di pse do takoheshin sot”, tha avokati, Ndue Pjetra.

Në dosje thuhet se ish-partnerja e 68-vjeçarit, nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.

Mësohet se viktima po qëndronte i ulur në stol, kur i ka rënë infarkt. Kur ambulanca ka shkuar në institucionin e drejtësisë, mësohet se Ilia Drini kishte ndërruar jetë.

Zjarr Tv Ad