Radhë të gjata me kamionë me mallra në pikën kufitare të Morinës, shoferët: Kjo situatë nga nisja e pandemisë

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Radhë kilometrike me kamionë të transportit të mallrave në pikën kufitare të Morinës. Bëhet fjalë për kamionët e nisur nga Shqipëria drejt Kosovës që për shkak të fluksit të lartë kanë mbetur me orë të tëra në kufi. Drejtuesit e kamionëve shprehen se po presin prej orësh dhe kjo situatë e njëjtë është që nga koha e fillimit të pandemisë. Ata shprehen se radhët dhe pritjet janë të përditshme për shkak të procedurave doganore.

Kalimi i kamionëve të transportit të mallrave bëhet nën masa të rrepta edhe të kontrollit shëndetësor për shkak të Covid-19.
Ditë më parë mes Shqipërisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit për lehtësira në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballet tregu global në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Zjarr Tv Ad