Ralf Gjoni: Princ Leka, do të ishte një personazh shtetëror shumë herë më shumë, se figurat që kemi pasur këto 30 vite…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është shkarkimi i dytë i shkarkimit të presidentit që e bëjmë në këtë sallë. Nuk mund të rri pa i thënë dy fjalë si një person që i njoh shumë mirë marrëdhëniet dashurore midis Ilir Metës edhe Edi Ramës.

“Andropauzë, kjo është histori e dy shokëve socialistë që janë duke kaluar një crregullim hormonal dhe inat kundër njëri tjetrit. Kjo nuk është cështje shtetërore, kjo është cështje mjekësore. Manastirliu të ngrejë ekipe mjekësore për të mjekuar këto dy individë. Është e qartë që Meta ka dalë nga binarët e tij presidencialë. Të gjithë ne që e njohim Metën e dimë që ai gjithmonë ka pasur një sjellje presidenciale. Por që kur u emërua nuk e di pse doli nga binarët.

Ne kemi mësuar një gjë, marrëdhënia mes dy çunave socialistë, rregullohet me anë të një darke ngjalash. Nëse këtyre të dyve u janë mërzitur ngjalat, le të hanë sushi. Në japoni ngjalave u thonë unagi, në shqip përkthehet shkop i rrotulluar. Të na i kursejnë këto teatro të shëmtuar, nuk na takon neve kjo detyrë, nuk kemi më ne si deputetë legjitimitet moral për t’u marrë me këtë. Kjo ndërmarrje i takon Parlamentit të ardhshëm. Të mblidhet Parlamenti i shtatorit dhe të bëjë shkarkimin e Presidentit.

Por duhet emërimi i një Presidenti të ri. Ne duhet të reformojmë shtetin shqiptar në mënyrë rrënjësore. Taulant Balla, mban një fjalim këtu për kompetencat e Presidentit, kjo si rrjedhojë pasi mungojnë ato që kufizojnë apo përcaktojnë kompetencat e Presidentit.

A thua se Ilir meta ka vendosur në rrezik marrëdhëniet e shtetit tonë me SHBA-në. A thua se nuk kemi mjaftueshëm broçkulla të Sali Berishës apo Edi Ramës, që nuk paskan vënë në rrezik këto marrëdhënie. Të nderuar kolegë duhet të vendsosim, a duam që të këmi një president kukull, apo që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Ose hajt të bjmë një referendum, për të parë nëse shqiptarët duan presidenta apo duan një monarki parlamentare. Princ Leka, do të ishte një personazh shtetëror shumë herë më shumë, se figurat që kemi pasur këto 30 vite”- u shpreh Gjoni.

Vijon …

Zjarr Tv Ad