“Rama flet si hoxhë”/ Shkullaku: Ose është leshko, ose pjesë e masakrës me paratë publike

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku ka folur për disa nga skandalet e qeverisë, që kanë çuar në pranga një numër zyrtarësh të lartë, për të cilat Edi Rama thotë se nuk di gjë dhe se nuk ka patur informacion për korrupsionin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Shkullaku tha se ka dy mundësi janë, ose kryeministri Edi Rama është “budalla dhe leshko” dhe nuk e ka ditur se çfarë kanë bërë ministrat dhe zyrtarët e shtetit, ose është pjesë e aferave, por në të dyja rastet duhet të largohet.

“Ndërkohë që ndiqnim sinkronet, e vura veten në një eksperiment sikur të isha dikush që kam ardhur sot në Shqipëri. Po ta dëgjoja, do të thosha ky (Rama) është Hoxhë, sepse flet për haram dhe hallall, si të silleni dhe të mos vidhni. Pra po të ishte Hoxhë, do të kishte të drejtë. Por ne e kemi zgjedhur Ramën të menaxhojë paratë tona, jo për Hoxhë. Ku i ka çuar Edi Rama paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Nëse Rama nuk ka ditur asgjë, atëherë është budalla, idiot, leshko, që i kalojnë 17 vendime brenda një ditë për inceneratorin e Elbasanit, që u shkon të gjithë ministrive, mbyllen apelimet, që e bën pa garë të hapur dhe ky tani, i bie të jetë leshko, që nuk ka kuptuar që i gjithë kabineti i tij qeveritar, janë përfshirë në këtë aferë dhe nuk e ka ditur.

Del KLSH me raport, sheh që ka gjëra që nuk shkon, mënyra si u bë gara, çmimi që u caktua, ka probleme sepse KLSH evidenton, jo vetë, kush e ka marrë dhe si e ka marrë, por ka ngritur alarm edhe FMN, sepse u bënë si PPP, por te ne privati merr lekët 90% nga shteti. Këto Rama i lexon? Ja po i lëmë edhe këto.

Kam qenë në debat me Ramën në Opinion, i thosha këtë gjë, që ke krijuar monopol, i ke dhënë Klodian Zotos tre inceneratorë. Ai më thoshte kush je ti që zë në gojë biznesmenë të nderuar? Pyetja është pse i jepen një njeriu të vetëm? Pse bëhet pa tender ndërkombëtar? Pse nuk heton këtë që po të thonë të gjithë? Ky thotë nuk di gjë, po mirë këto sinjale, lajmërime…

Ky nuk thoshte në atë kohë nuk di gjë, por thoshte janë veprat më të mira, më të bukura, ajri u pastrua, operacionet po shkojnë me sukses, sa të bukura janë veglat… Këtu çështja është vjedhja katastrofike, është bërë masakër me paranë publike.

Sot fjalët e kujt kanë dalë? Supozojmë se nuk ka ditur gjë, përse i ka mbrojtur? Njeriu mbron diçka që e ka ditur. Por sot këto vazhdojnë paguhen akoma, inceneratorët. Po sterilizimi, që e mori një njeri që ishte murator në Itali? Një biznesmen që është në rregull nuk fshihet dhe merr pjesë në garë. Ky nuk ka bërë garë me asnjë nga këto”, tha Shkullaku.

Zjarr Tv Ad