Rama i del në krah Tahirit për mos arrestimin e Balilit: Nuk pranoj leksione, deri dje hante qengja

0
1709
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për mos arrestimin e të shumëkërkuarit për trafik droge, Kelmend Balili.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme, ai tha se, “Unë nuk mund t’i pranoj në botë akuzat ndaj policisë për Kelmend Balilin. A mund t’i thuhet shtetit më të fortë të botës, se ishte e implikuar me trafikantin më të madh të drogës? Kelmend Balili është shpallur në kërkim dhe do të arrestohet”.

Në vijim ai shtoi se edhe për trafikantët në Amerikë, qeverisë amerikane i është dashur shumë punë dhe kohë për të arrestuar.

Ai shtoi se refuzon ngado që të vijnë qoftë nga sharlatanët apo qoftë nga dashamirësit të goditet ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për Kelemend Balilin, duke nënvizuar se nuk do që t’i japë leksione askush.

Sipas tij, Balili deri dje nuk do ishte në kërkim, por do ishte duke ngrënë qengja dhe duke dëgjuar çiftelinë me shefat e policisë, por se sot është i fshehur vrimave dhe herët ose vonë do të shkojë prapa hekurave.

“Është e ulët të akuzosh ministrin e Brendshëm dhe policinë pse nuk arrestohet sot një kriminel. Mund të kritikosh, mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por nuk mund të dalësh të akuzosh. Bosët e krimit nuk i sollëm ne në 2013, por i gjetëm këtu. Doni dhe mes nesh, problem i madh shumë ne e kemi bërë shumë të qartë kjo Shqipëri ishte kur një drejtor i lartë ishte i dënuar”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad