“Rama i vetmi që nuk e ka përdorur Kosovën për vota”, Petro Koçi për ngjarjet në veri: Vuçiç tani ndihet si një limon i shtrydhur

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari socialist i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Petro Koçi në një intervistë për News 24 tha se pas ngjarjeve në veri të Kosovës, politika ndërkombëtare e shikon me një tjetër sy Serbinë.

Kujt i duhej kjo ngjarje në Kosovë?

Nëse flasim për situatën në Kosovë, pse i duhet Vuçiç kjo? Ai ndihet si një limon i shtrydhur. Në vende ku ka problematika të tjera, mbahet ndezur një vatër e një koncepti nacionalist. Kosova për ata është rasti ideal.

Kur thoni që Nato duhet të reagojë, e keni fjalën për përforcim përmes KFOR?

Po. BE dhe SHBA kanë dërguar negociatorë dhe kanë vazhduar përpjekjet për ti ulur palët. Ka propozime që shpesh herë na duken sikur favorizojnë Serbinë. Kjo është pjesë tjetër. Kam thënë NATO sepse këtu kemi të bëjmë me NATO si organizatën politiko-ushtarake.

E dyta, është organizata që ka marrë përsipër për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Në momentin që ky integritet vihet në dyshim, gjykoj që duhen parë gjërat me realizëm. Kërcënimet nuk janë vetëm potencialisht të kundërta, por janë bërë të prekshme. Kjo do të thotë që KFOR duhet të përforcojë vetëveten, sidomos në prezencë dhe marrjen e masave në këtë pjesë të territorit të Kosovës që vazhdon të kontrollohet edhe nga struktura paralele.

Sa peshon tani Kosova me këtë që ndodhi?

Ngjarja e ka kompromentuar rëndë Serbinë dhe ka ndezur shumë vatra të fjetura edhe në politikën ndërkombëtare sa i përket realitet të vërtetë në Kosovë. Kjo është një luftë për të marrë një pjesë të territorit. Ata e dinë që nuk e marrin dot të tërën.

Si i komentoni reagimet e Ramës?

Rama është i vetmi politikan që nuk ka bërë biznes politik me çështjen e Kosovës. Në vend që mund të mbante qëndrime me natyrë folklorike, nuk bëri biznes. Ka ndjekur gjithmonë linjën e zgjidhjes së çështjes dhe jo interesin e radhës për vota. Nëse bëjmë krahasimin e Ramës me politikanët në Shqipëri, është i vetmi që ka mbajtur qëndrim sakrifikues,jo me fjalime për të marrë vota, por me veprime konkrete.

Rama ka bërë draft për asociacionin dhe e ka sulmuar Kurtin kur ai kishte nevojë…

Ajo që bëri Rama ishte jo vetëm mundësia që Kurti të dilte nga qorsokaku, por ai nuk e bëri. Rama mund të mos e bënte. çështja e draftit mos kujtoni se ishte private e Ramës.

Gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Rama apo Kurti. Tani duket sikur Ram e mbështet…

Unë nuk mendoj se Kurti do të kishte interes për një ngjarje të tillë. Të mos harrojmë që në mes është një dëshmor i joni. Pa dashur kjo mund të kthehej në një akuzë. “Merita” është e atyre që donin të cënonin integritetin e Kosovës dhe ta mbanin zonën në destabilitet.

Zjarr Tv Ad