Rama justifikon rritjen e çmimit të energjisë: BE-ja nuk na jep para për të mbuluar kostot

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë intervistës për emisionin radiofonik anglez ‘Pjesa tjetër është politikë’, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të sulmojë sërish BE-në duke e bërë përgjegjëse për krizën energjitike dhe çmimin e lartë që vendosi ditën e sotme për shqiptarët.

Rama tha se Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm në lidhje me vaksinat gjatë pandemisë dhe i kërkoi të mos vepronin njësoj edhe me krizën energjitike.

‘Mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe’, tha Rama.

Rama: Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina. Tani.. dhe u thashë kur u kthyem në takimin e Këshillit:
– “Mos veproni njësoj edhe me krizën energjetike. Nëse ju keni paketën për të mbështetur vendet e Bashkimit Evropian, me para shtesë mund të zbusni koston e madhe të energjisë, mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.syri net

Zjarr Tv Ad