Çani: S’ka rëndësi kush hakeroi, por skandalet që dolën! Opozita të ngrejë alarmin në SHBA e BE për policinë politike

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, deklaroi se regjimi i Ramës tenton të kamuflohet. Sa i përket sulmeve kibernetike dhe lidhjeve të policisë me krimin, Çani tha se nëse deri dje qytetarët hamendësonin se çfarë ndodhte në radhët e policisë, tashmë e dinë qartë të vërtetën.

Sipas gazetarit, s’ka rëndësi kush e ka bërë sulmin kibernetik, por të dhënat që dolën në shesh dhe treguan se Policia e Shtetit është një polici me perceptime totalisht politike.

Ai i bëri thirrje opozitës që të ngrejë alarmin në zyrat e Brukselit dhe Uashingtonit për skandalet qeveritare.

“Njerëzit e dinë, janë një hap përpara ndërgjegjësimit. Ai votues që deri tani ka menduar se ato që thotë Rama apo kryepolici janë të vërteta, tani e kuptojnë që realiteti është tjetër.

Nga një anë duhet ta shohim si pozitive këtë edhe pse dëmet mund të jenë të mëdha. Me këto që po dalin duket se kemi një përdorje të paparë të policisë ndaj atyre që s’janë me regjimin.

Kjo është një provë tjetër që Policia e Shtetit vazhdon dhe mbetet një polici me perceptime totalisht politike.

Opozita duhet të ngrejë alarmin në zyrat e Brukselit dhe Uashingtonit për këtë gjë. S’ka rëndësi kush bëri sulme kibernetike, por puna është çfarë del nga këto hakerime.”-tha Çani.

Zjarr Tv Ad