Rama letër krerëve të vendeve të KiE: Hiqni njollën e turpit ndaj kombit tone

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas fjalimit më 12 tetor në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku kërkoi që rezoluta e vitit 2011 e Dick Marty-t të rishikohet, kryeministri Rama i është drejtuar një ditë më parë me një letër kryetarëve të shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Qëllimi i kësaj letre sipas kreut të qeverisë shqiptare është për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës.

Në fund të letrës, Rama kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të miratojë kërkesën e Shqipërisë dhe të nisë procedurat për një raport vijues për të korrigjuar atë që kryeministri e konsideron një gabim tragjik.

Zjarr Tv Ad