Nisja e vitit akademik dhe protesta e pedagogëve, Rama takime me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike.

Bëhet me dije se kreu i qeverisë do të takohet me rektorët për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Ky takim vjen një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, ku nuk ishte aspak i njëjtë me vitet e tjera, pasi pedagogët bojkotuan mësimin dhe shkuan në protestë, ku në krah të tyre dolën dhe studentët.

Akademikët riktheksuan se bojkoti dhe protestat do të vijojnë deri në një përgjigje te qeverisë për kërkesat e tyre.

Pedagogët kanë 9 kërkesa, mes tyre kërkesa për rritjen e pagave si dhe rritja e finacimit për kërkimet shkencore.

Zjarr Tv Ad