Rama: Marrëveshja Xhafaj-Marku, në kundërshtim me Kushtetutën

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e konsideron si në kundërshtim me Kushtetutën, marrëveshjen midis ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një pikë të marrëveshjes,  përmendet lufta kundër korrupsionit, çka sipas deputetit të LSI-së, kjo detyrë  është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore. Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën! Akt injorance i mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike! Është shitur si një ngjarje e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, e cila ka për objekt ( citoj sipas origjinalit të marrëveshjes): “hetimin e specializuar, të shpejtë, të gjithanshëm të grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale te trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundërshtinë e saj me Kushtetutën. Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm! Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?! Marrëveshja është në kundërshtim flagrant e të hapur me Kushtetutën! Dhe duke iu referuar sërish objektit të saj, pra objektit të marrëveshjes, gjejmë në të një mori lajthitjesh gjuhësore, logjike e juridike! Pra, përveç se një akt antikushtetues, është edhe një akt injorance gjuhësore, logjike e juridike. Për ilustrim të kësaj injorance skandaloze po citoj : “…krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar,”! Formalisht, për të qenë korrekt në aspektin gjuhësor, do të duhej të ishte “kundër krimit të korrupsionit dhe atij financiar”, sepse ashtu si e kanë formuluar injorantët që kanë përgatitur tekstin e marrëveshjes, i bie të konsiderohet krim po të jesh kundër korrupsionit! Dhe diçka tjetër po për injorantët që kanë hartuar tekstin e marrëveshjes: shkruhet objekt i kësaj marrëveshjeje dhe jo objekt i kësaj marrëveshje!

Zjarr Tv Ad