Rama mblodhi në Kryeministri kryebashkiakët, Voltana Ademi bën veprimin e papritur

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, ka mbledhur në Kryeministri krerët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve e mbeturinave. Në këtë takim, ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka braktisur këtë takim.

E pranishme ka qenë prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ndërsa Kryeministri Edi Rama, ka akuzuar drejtuesit e pushtetit vendor për  mosmenaxhim të situatës me mbetjet urbane.

Ademi është e vetmja përfaqësuese e PD-së në bashkitë e Shqipërisë, të gjithë drejtohen nga socialistë dhe aleatët e tyre.

Ndërsa në mbledhjen e djeshme është shfaqur edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka pasur përplasje të forta me Kryeministrin Edi Rama, përpara zgjedhjeve parlamentare. Shkaku ishte se Leli refuzoi propozimin për t’u bërë kandidat për deputet i PS-së. Për këtë Rama nisi akuzat ndaj tij, duke e akuzuar për mos realizimin e pastrimit të qytetit.

Zjarr Tv Ad