“Rama më erdhi në emision me një hekur dhe drejtonte ndriçimin nga vetja” – Fevziu: Ai të ‘fshin’ po të dojë, por me Veliajn nuk e ka të thjeshtë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për Edi Ramën dhe pushtetin e tij, i cili sot është thuajse absolut në Shqipëri.

Fevziu tha se qëndrimi kaq i gjatë i një lideri në krye të vendit, nuk është pozitiv dhe se rrotacion i bën mirë demokracisë.

Moderatori tregoi edhe një episod me Ramën, për herën e parë që i ka vajtur në emisionin “Opinion”. Fevziu tha se Rama ishte paraqitur 3 orë para intervistës, dhe me një hekur në dorë, drejtonte ndriçimin nga vetja.

Ylli Rakipi: Sot Rama i ka marrë të gjitha. Nëse një person që nuk e njeh Shqipërinë, të kërkon të përshkruash pushtetin e Edi Ramës, si e përshkruan ti?

Blendi Fevziu: Edi Rama është i pakërcënuar për momentin. Kjo është më e madhja në politikë, nuk ka njerëz të pakërcënuar. Nuk ka gjë më të tmerrshme, se kur njeriu më i pushtetshëm i vendit të mos ndihet i kërcënuar nga asgjë. Është sa përgjegjësi e opozitës, ndërkombëtarëve, partisë së vetë, etj.

Ylli Rakipi: Edhe doktori u përpoq ti merrte të gjitha por nuk mundi. Mirëpo Edi Rama kërkon të marrë edhe opozitën, ta ndërtojë edhe atë dhe ta ketë nën kontroll. Luli Bashën përshembull, me të cilin do të votojë ligjet.

Blendi Fevziu: Nuk është çudi. Në pjesën më të madhe të të djathtës, përgjegjësinë nuk mund ta shohin te Rama për ngjarjet te opozita. Nëse Rama u ka marrë liderin që kishin për tetë vite, është përgjegjësi e opozitës. Nëse PD do të kishte standard demokratik, nuk do të votonte sërish Bashën. Unë kam thënë, që opozita duhet të ishte kontrast i plotë me qeverisjen. Nëse Rama nuk bën zgjedhje në parti dhe nuk ikën, kryetari i PD duhet të largohej.

Ylli Rakipi: Të mbetemi te Rama, sepse do të flasim edhe për opozitën. Jemi në mandatin e tretë, mendohet se do fitojë sërish Rama dhe do të mbretërojë ai. Si e sheh ti Ramën, i ka bërë mirë apo keq Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Ndejtja gjatë në pushtet, e kalçifikon një lider. Ndryshimi dhe rrotacioni i bën mirë një vendi. Këtu komplikohet me faktin që tjetrin duhet ta mundësh me zgjedhje. Justifikimi që nuk ka zgjedhje, sepse ai nuk lë zgjedhje nuk ka kuptim. Rama e ka shteruar pjesën kryesore të asaj që mund të jepte. Për momentin nuk ka shumë nerva të merret me administrimin e vendit, merret më shumë me politikën e jashtme. Brenda merret me shumë më turizmin, që nuk jam kundër. Por nuk e di a ka më çfarë japë Rama. Unë e kam bindje, që zgjatja në pushtet nuk është lajm i mirë për askënd.

Ylli Rakipi: Por, është mjeshtër i madh, e tregojnë të tillë edhe për lobimet.

Blendi Fevziu: Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë.
Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja…

Fevziu deklaroi se Erion Veliaj është një personazh i rëndësishëm politik në PS dhe që mund të jetë pasues nëse Rama largohet nga skena politike. Fevziu tha se Veliaj është një personazh shumë i fortë politikisht dhe nuk mund të shmanget kollaj nga skena politike, sepse drejton bashkinë më të madhe në vend dhe me një pushtet të madh.

“Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu. Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri. Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Mendoj se Veliaj është shumë i fortë politikisht. Është kryetar i bashkisë së Tiranës më e madhja në vend, me shumë fonde, bashki me pushtet të madh rreth e rrotull, është një njeri që ka çarë brenda PS-së. Rama për momentin mund të shkrijë çdo politikan. Ai brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh “fshihet”. Me Veliajn nuk është kaq kollaj se është kreu i bashkisë së Tiranës, nuk mund ta largojë dot nga bashkia. Mimimumi edhe 3 vjet ai do të vazhdojë të mbetet dhe Rama nuk ka pse hap një betejë surrealiste.”-u shpreh Blendi Fevziu.

Zjarr Tv Ad