Rama me makinë të re, gazetarja ngre dyshime: Është në emër të një gruaje, pse iu desh kryeministrit një mjet i ri?

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pas dekretimit me ministrat tek presidenti Ilir Meta u ka lexuar atyre Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrave.

Kryeministri teksa lexonte kodin u dha porosi ministrave që të shmangnin udhëtimet me bileta klasi avioni, apo hotele e dreka të shtrenjta.

Mirëpo teksa Rama jepte keto porosi gazetarja Esiona Konomi ka ngritur disa pyetje për kryeministrin.

Kryeministri është shfaqur me një “bishë” sot, ku sipas gazetares mjeti është në emër të zonjës E.Hoxhollari. Gazetarja ngre pyetje, ku mes të tjerash pyet se përse kryeministrit iu desh një makinë e re.

Postimi i plotë i gazetares:

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).

Zjarr Tv Ad