Rama mesazh Metës: Uroj që krisja të mos shkojë në thyerje

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e jashtëzakonshme e cila mbahet sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka treguar se mes institucioneve ka një krizë kushtetuese. Megjithatë, sipas tij, ai po mundohet që mos të shkojë në thyerje.

Duke vijuar më tej, numri një i Qeverisë i tha kreut të shtetit se duhet të punojmë të dyja palët, pasi kjo krizë mund të shmanget.

“Ky është moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm. Uroj me gjithë zemër, që kjo të mos bëhet një qëllim që shkon përtej dekretimit të Sandër Lleshit.

Unë e di shumë mirë që vendi ka parë shumë e shumë, kryeministra që talleshim me presidentët apo i thoshin horr bulevardi, ka parë president që nuk mblidhnin këshillin e sigurisë se nuk u shkonin, apo që betoheshin me mustaqe e pastaj shërbenin të rruar.

Edhe ne kemi tonat. Krisja në këtë rast nuk është personale, as politike, por kushtetuese. Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e Presidentit dëshirën dhe durimin që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim. Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin, është baza e ekzistencës mbrojtja e kushtetutës dhe e kemi dhe mungesa e Kushtetueses është e kapërcyeshme”.

 

Zjarr Tv Ad