“Rama nuk është pronar i Shqipërisë”, shpërthen Lapaj: Kemi një Republikë që i bien brekët në çdo hall që i vjen te dera

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve dhe zhvillimet rreth kësaj çështjeje.

Lapaj u shpreh se Rama nuk është pronar i Shqipërisë, ndërsa theksoi se ky i fundit duhet të veprojë brenda kornizës së Kushtetutës.

Sipas tij dhënia e ekstraterritorialitetit për një Italinë është bërë me vullnetin e Ramës dhe jo me ligj si duhet.

Duke argumentuar se Shqipëria ka marrë ndihmë për vaksinat më parë dhe tani po kthen ndihmën, Lapaj u shpreh se “kemi një republikë që i bien brekët në çdo hall që i vjen te dera”.

“Kush është Rama? Pronar i Shqipërisë? Ai është zgjedhur dhe ka një mandat për të qeverisur shqiptarët. Kryeministri duhet të veprojë brenda kornizës së kushtetutës. Ne jemi popull emigrantësh.

Le të çojmë në Lampedusa mjekë, punonjës socialë, psikologë, unë jam pro ndihmës, por ne nuk mund të krijojmë një burg. Ky që po krijohet aty është burg me dy nivele sigurie. Ka një rrethim nga italianët dhe një rrethim nga shqiptarët. Për mua bie në kundërshtim me shumë parime të Konventës së Vjenës.

Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit sipas Kushtetutës sonë. Dhënia e ekstraterritorialitetit për një shtet tjetër është bërë me vullnetin e Ramës, jo me ligj si duhet. Ndaj është e rëndësishme të miratohet ligji për referendumet në vend. Ka nevojë për një ligj për raste të tilla, të merret mendimi i qytetarëve.
Kemi një republikë që i bien brekët në çdo hall që i vjen te dera. Ka një republikë fakirë që shtrin dorën gjithmonë për ndihmë. Jemi qeverisur aq keq, sa kur na vjen vdekja te dera shtrijmë dorën”, u shpreh ai mes të tjerash.

Zjarr Tv Ad