Rama nuk heq dorë nga paketa anti-shpifje

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen Komisionit të Venecias për opinionin mbi Antishpifjen pavarësisht se kjo e fundit i dha një shuplakë qeverisë me raportin e publikuar ditë më parë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se tashmë do adrosohetn sugjerimet në Kuvend për tu mbrojtur nga shpifja.

”Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.”

Vendimi i qeverisë për miratimin e paketës antishpifje u kundërshtua nga Komisioni i Venecias. Në raportin e dërguar Kuvendit të Shqipërisë thuhet se paketa duhet rishikuar dhe se edhe media online do t’i nënshtrohet vetë rregullimit.

Zjarr Tv Ad