Rama shkon në Kuvend për të dëgjuar Bashën dhe jep lajmin e rëndësishëm: Do largohem nga Shqipëria për shumë ditë

0
794
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është kthyer në seancën e sotme plenare, pas kushtit të opozitës për të mos vijuar me debatet, për sa kohë kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm.

Rama tha se kishte një takim tepër të rëndësishëm, por tashmë që erdhi në seancë, do të jetë i gatshëm të dëgjojë fjalën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kryeministri Rama tha se do të largohet nga Shqipëria për shumë ditë.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:

Gjithçka që thuhet këtu, dhe që ka interes për ne. Shënohet dhe analizohet më pas. Unë nuk u largova, ose më saktë nuk erdha në orën katër për shkak se pasnesër duhet të largohem për shumë ditë. Dhe për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja thashë që po vij në orën pesë. Kryetari do të merrte fjalën, dhe unë do të plotësoja dëshirën e tij dhe tuajën, për të marrë fjalën. Por ju ndërkohë bllokuat foltoren. Por ajo që thashë më parë. Me të keqe, me akte, me përdorim trupi si pengesë, me ne nuk kanë fituar asnjëherë dhe nuk do të fitoni asnjëherë. Prandaj ja ku jam, i gatshëm ta dëgjoj kryetarin e PD dhe i qëndroj 100% të gjitha atyre që thashë sot. Fakti që jam këtu, e gjykova kërkesën tuaj që të jem i pranishëm. Është…megjithatë do ta kalojmë, do ta kalojmë me durim. E kam vendosur që do të bëjë çmos, për të kaluar…mos e abuzoni as tolerancën dhe as mirësjelljen. Po ju them që keni 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë me shpresën se do të arrini një rezultat tjetër. Juve jeni në të drejtën tuaj, unë jam këtu tani me kërkesën tuaj. Jo nuk kam asnjë detyrim të jem këtu. Aty është e gjithë qeveria, për fatin tim të ndryshëm nga ju, unë kam shumë detyra. Juve nuk ju tregon njeri vendin, megjithatë, nuk ka problem. Unë thjesht do ju sqaroj arsyen e mosardhjes time. Keni mbajtur dy orë foltoren e bllokuar, dhe unë në orën pesë do të isha këtu. Po ju them, që të mos kemi herë tjetër këtë çështje, se kur unë qëndroj këtu, dhe se kur largohem nga këtu. Ashtu si dhe ju, çdonjëri vendos vetë se kur qëndron dhe kur largohet. Nuk kam asnjë detyrim në asnjë formë që të dëgjoj kryetarin e PD. Kryetar hajde, unë jam mbrapa tërë vesh për të dëgjuar.

Zjarr Tv Ad