Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka shtruar kryeministrit Rama disa pyetje në lidhje me ndërtimin e kateve pa leje në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook, Salianji, pyet shefin e qeverisë se sa është numri i rasteve të ndërtimeve pa leje që qeveria ka referuar në prokurori. Gjithashtu ai i kërkon kryeministrit të dalë dhe të përgjigjet nëse ka ndonjë oligarkë të kullave në Tiranë, të referuar në prokurori për ndërtim pa leje.
POSTIMI I PLOTË
Kush ja ka zënë duart kryeministrit që nuk vepron ndaj oligarkëve të ndërtimeve të paligjshme?
Qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit, më shumë se tre javë që janë mekur!
Nëse Rama ka fuqi dhe nuk e pengon asgjë për të zbatuar ligjin, ti përgjigjet publikut:
– Sa është numri i rasteve të ndërtimeve të paligishme që qeveria, ka referuar në prokurori për veprën penale të “Ndërtimit të paligishëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligishëm”, të parashikuara nga nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal?
A janë referuar në prokurori oligarkët e kullave të paligjshme, nëse po cili?
Cila është arsyeja që ligji nuk vlen për këta?
Pse nuk i rrethon policia ndërkohë që po ja u tregojmë në mes të sheshit paligjshmërinë?
Pse nuk ju afrohen fadromat dhe inspektorët e IKMT?
Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?
Nuk mbulohen kullat me thasë! Nuk mbulohet dot paligjshmëria me propogandë!