Rama tha se fishat e diabetit rimbursohen, zonja nga publiku e kundërshton, kryeministri e pranon gabimin në fund të emisionit

0
700
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është diskutuar dhe për  pensionet e të moshuarve. Në studio, kryeministri Edi Rama është përballur me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.

Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.

Pjesë nga debati

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim.

Por në fund të emisionit Rama e ka pranuar që ishte gabim, teksa tha se fishat e diabetit rimbursohen deri në moshën 25 vjeç, ndërsa falas janë të gjitha alternativat e para të ilaçeve.

Zjarr Tv Ad