Nga Skavica te lidhja e TEC-it të Vlorës me TAP-in, Rama tregon si do arrijë Shqipëria sovranitetin energjitik

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të arrijë sovranitetin energjitik, falë disa projekteve të mëdha dhe të rëndësishme.

Rama tha se TEC-i i Vlorës do të vihet në punë pasi të lidhet me gazsjellësin TAP-në Fier. Një tjetër projekt që ka avancuar është ai i hidrocentralit të Skavicës, si dhe gazsjellësi adriatiko-ionian.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Shqipëria do të arrijë që të garantojë të gjithë prodhimin e brendshëm, duke mos patur më nevojë të importojë energji nga jashtë.

“Dy anijet do të prodhojnë energji me gaz të lëngshëm. TAP në Fier do të lidhet me TEC-in e Vlorës, po punojmë me disa shtete të tjera që nuk mund t’i them sot, për gazsjellësin adriatiko-ionian. Jemi shumë të avancuar me Skavicën, dhe me një kompani të madhe botërore për energjinë. Ne do të shkojmë drejt sovranitetit energjitik, dhe do të garantojmë prodhimin e brendshmë, dhe pastaj vetëm do të eksportojmë energji. Do të fitojmë nga energjia, nuk do të harxhojmë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad