“Rudina Hajdari e vetmja pro-amerikane në PD”, Meta sulmon Bashën: E dinte që ishte pakicë dhe i përjashtoi të gjithë, ai kishte 10 qëndrime për 1 çështje

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Presidentin Ilir Meta, Rudina Hajdari është e vetmja në Partinë Demokratike që është pro-amerikane, pasi ajo nuk e dorëzoi mandatin e dpeutetit në vitin 2019.

Meta sulmoi edhe ish-kreydemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se e dinte që ishte pakicë dhe ndoqi rrugën e përjashtimit në PD.

Sipas tij, Basha kishte 10 qëndrime për 1 çështje.

“Është e qartë që zoti Basha nuk ka qenë kryetar as kur ka qenë kryetar në 8 vite. Ai kishte 10 qëndrime për një çështje. Tjetër gjë thoshte sot, tjetër pastaj, tjetër nesër.

Munggesa e lidershipit ka qenë shumë e qartë.

Sa i takon zhvillimeve brenda PD, nga një anë kemi arbitraritet, vendime që s’merren në forume nga zoti Basha, ai përjashton, nuk ka një vullnet për të respektuar statutin e partisë së tij. Është një fushatë e tërë përjashtimesh, kur situata duhej zgjidhur prej kohësh me një Kuvend, ku kryetari i partisë duhej të mbante qëndrimin e tij në lidhje me çështje që kishin vënë në diskutim legjitimitetin e tij. Nuk e bëri këtë sepse ka qenë i bindur që ishte pakicë. Nëse ka një pro-amerikane të vërtetë në PD, ajo është vetëm Rudina Hajdari, pasi ajo nuk e dorëzoi mandatin. Këta të tjerët gënjyen SHBA”, tha Meta në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad