Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin, gazetarët janë në ‘luftë’ me politikanët e biznesmenët

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e BE në vendin tonë ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për integrimin evropian. Hohman tha se lufta në Ukrainë ka sjellë më afër BE, Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa shtoi se Shqipëria është bërë vend negociues.  Ajo shtoi se ka progres sa i takon reformës në drejtësi ndërsa duhet të vazhdojnë përpjekjet kundër korrupsionit teksa mbetet shqetesim serioz se bashku me pastrimin e parave.

Shqipëria ka treguar se është një partnere e besueshme. Shqipëria ka ruajtur bilancin e saj. Raporti po kështu pranon rolin e rëndësishëm të luajtur nga Shqipëria, në mbrojtje të rendit kombëtar, mbështetur në rregulla. Më 19 korrik, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria ka çelur një fazë të re. Ky është hapi i parë për tu futur në BE. Kjo është edhe arsyeja se përse ky raport ka një rëndësi shumë të veçantë.

Raporti i bën thirrje qeverisë që të vazhdojë përmes politikave të saj të vijojë ecurinë e reformave. Ndërkohë që Shqipëria është bërë një vend negociues, është e qartë që Shqipëria do të pritet të rritet. Do të doja të shtjelloja disa gjëra kryesore, do ta nis me kriterin politik. Raporti përmednd veprimtaritë fillestare të ndërmarra në kuadër të rekomandimeve të ODIHR, por për reformën zgjedhore jemi ende në pritje. Progres është vërejtur lidhur me transparencën, pranon rritjen e numrit të shërbimeve elektronike por thekson rëndësinë e qasjes së barabartë me aftësi të kufizuara digjitale. Ligji për organizatat jofitimprurëse duhet rregulluar, por zbatimi nuk ka nisur ende.

Raporti shënon një progres të mirë në përgjithëse për gjyqësorin, në vijim të emërimit të gjyqtarëve të rinj, gjykata e lartë ka ulur ngarkesën për herë të parë në gjashtë vjet. Por ndikohet negativisht nga kohëzgjatja dhe ngarkesa e madhe e çështjeve të prapambetura. Kërkohet një aksion vendimtar për të ngritur një aksion modern për një hartë të re gjyqësore. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, raporti vëren se është bërë një farë progresi, në fakt gjykata ka dhënë një sërë vendimesh të rëndësishme për zyrtarë të nivelit të lartë.

Por mbetet një shqetësim serioz, ka vullnet politik dhe përpjekje strukturore dhe aftësi të nevojshme që mbetet për t’i pasur. Një gjë tjetër është sekuestrimi i aseteve të krimit të organizuar. Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Komisioni vlerëson se një amnisti jashtë rregullores së BE-së do të rrezikonte integrimin. Të ruhet, të vazhdohet të konsolitohet progresi dhe të zhvillohet më tej bilanci. 

Raporti shënon progres në një sërë fushash, që kanë të bëjnë për të miturit. Hapat pozitive që njeh janë edhe ato për LGBTI, përfshirjen e pjesëmarrjen të komunitetit rom. Cilësia e gazetarisë mbetet e penguar nga politika dhe biznesi. Kemi disinformim. Kemi akte intimidimi dhe në këtë fushë nuk jemi përmirësuar. 

 

Zjarr Tv Ad