Raporti i KE për Shqipërinë/Varheley: Ende punë për lirinë e medias dhe korrupsionin

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është prezantuar raporti i Komisionit Europian sa i takon përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Komisionieri i Këshillit Europian, Oliver Varheley ka deklaruar sot se Shqipëria ka bërë progres ndërsa reformat në drejtësi janë një shenjë e mirë.

Ai theksoi se duhet ende punë në çështjet e reformës në drejtësi, fjalës së lirë, korrupsionit, të drejtat e pronës, çështjet e minoritetit dhe liria e medias.

“Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetingu që po vijon janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar një vendosmëri për ligjin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Shqipëria ka mbajtur 100% linjën e CFEP-së dhe është në Këshillin e Sigurisë e i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.

Duhet ende punë në çështjet e reformës në drejtësi, fjalës së lirë, korrupsionit, të drejtat e pronës, çështjet e minoritetit dhe liria e medias,” tha ai.

Zjarr Tv Ad