Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka akuzuar se PD dhe LSI se po përpiqen të dezinformojnë publikun në lidhje me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një konferencë për mediat, Cakaj i bëri thirrje opozitës për rifillimin e një dialogu politik për të adresuar shqetësimet në raportin e ODHIR.
Gent Cakaj: “Gjatë gjithë këtyre të ditëve në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE/ODHIR. Në fakt ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani.
Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm.
Sidoqoftë më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformimi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzuar një raport ndërkombëtar për të degjelitimuar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë në reflektuar në raportin e ODHIR.
Duhet theksuar, për të qenë i përgjegjshëm në raport me të gjeturat e misionit vëzhgues të ODHIR, se në procesin zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme. Por sidoqoftë nuk mund të identifikohet shuma e problemeve jashtë shkaktarëve. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa degjelitimim i qasjes qeverisë në përgjithësi apo i procesit zgjedhor.”