Reagojnë shoqatat e 8200 gazetarëve: Qeveria shqiptare po zapton institucionet e medias…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safejournalists), që përfaqëson shoqatat ku bëjnë pjesë 8200 gazetarë në të gjithë Ballkanin, ka reaguar ashpër për nismën e Partisë Socialiste, për të emëruar anëtarët të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Gazetarët e vendeve të rajonit, shprehen se plotësimi i vendeve vakante në AMA, nga deputetët e Parlamentit aktual me opozitën false, rrezikon ta kthejë këtë institucion nën kontroll të plotë të Partisë në pushtet.

Në deklaratën për media të shoqatave të gazetarëve nga Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia etj, vlerësohet se një nismë e tillë e PS-së, pa kontributin e opozitës reale, është e rrezikshme për lirinë e mediave në Shqipëri. “Përpjekja për të plotësuar vendet e lira në bordin e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, do të bëhet me mbështetjen e “opozitës parlamentare” aktuale, e cila është vetëm një opozitë formale. Duke marrë parasysh këtë sfond, plotësimi i vendeve të lira të një institucioni thelbësor të pavarur, siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive, rrezikon të vendosë atë, në kontrollin e maxhorancës aktuale”,- thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve të rajonit. Rrjeti i gazetarëve të rajonit, thotë se për shkeljet e fundit që po ndodhin në Shqipëri, do të informojë institucionet ndërkombëtare dhe shoqatat e mediave. Nga ana tjetër, shoqatat kërkojnë që plotësimi i 4 vendeve vakante në AMA, të bëhet vetëm pasi të jetë funksional Parlamenti i ri, i dalë nga Zgjedhjet e 25 Prillit. “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të shtyjë plotësimin e vakancave, pasi parlamenti i ri të fillojë punën e tij në shtator 2021 dhe të sigurojë përbërjen jo-partiake dhe pavarësinë e institucioneve kryesore siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safejournalists), do të informojë të gjithë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për rastin. Çdo slum ndaj gazetarëve është një ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”,- thuhet në deklaratën për mediat. Përveç Autoritetit të Medias Audiovizive, institucioni kryesor që kontrollon dhe jep licensat për mediat, vendet vakante po plotësohen me nxitim dhe në Televizionin Publik Shqiptar. Sipas ligjit, emërimet në këto poste bëhen konsensuale mes opozitës dhe mazhorancës, ku secila palë propozon kandidatët e saj që kalojnë në Kuvend. Por në situatën aktuale, kur vendi nuk ka opozitë reale propozimet po bëhen nga deputetë e opozitës false. Në Komisionin Parlamentar të Medias, ku propozohen apo rrëzohen kandidatët, një pjesë e anëtarëve janë deputetët që morën mandatet pasi i dogji PD dhe LSI. Këta deputetë edhe pse janë të PS, në komision do të sjellin emra sikur janë përfaqësues të opozitës. Konkretisht, Klajdi Qamo, deputet që mori mandatin e LSI në Berat dhe në këto zgjedhje kandidoi për PS në këtë qark, do të paraqesë emra të anëtarëve të bordeve të AMA dhe RTSH sikur janë të opozitës. Tallje të tilla me ligjet dhe institucionet, PS-ja ka bërë pa fund gjatë dy viteve të fundit duke përdorur opozitën false si kamikazë. Por një tallje e tillë flagrante nuk mund të lejohet të bëhet dhe me ligjin për mediat dhe me emërimet në postet me kritike për lirinë e shprehjes.

Por e çuditshme se si nuk flasin ambasadorët e huaj të BE.

 

Zjarr Tv Ad