Reagon Basha në Twitter: Ti japim fund baltosjes kush është peng e kush jo, të nis vettingu nga unë i pari!

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha pasi ka rrëfyer këtë të premte para gazetarëve se lëvizja e tij Rithemelimi shpreson shumë se do të gjejë mirëkuptim me një grup deputetësh brenda PD, ka sulmuar sërish Lulzim Bashën duke e quajtur si zakonisht “Peng të Edi Ramës”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 29 korrikut. Edhe pse ashtu siç bëjnë politikanët amerikanë dhe perëndimor nuk ka denjuar as ti përmend emrin Berishës, Basha ka sfiduar sërish atë, Ramën, Metën dhe çdo politikan shqiptarë. Ai ka shkruar në Twitter se ka ardhur koha që ti japim fund baltosjes, kush është i korruptuar, peng, e kush jo, duke nisur sa më shpejt vettingun e politikanëve, duke filluar nga ai vetë i pari.

Reagimi i Bashës:

Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad