Reagon policia/ Procedime në bazë të ligjit për protestat

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat  ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet.

Forcat policore  kanë pohuar se kanë nisur procedimet në   bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët kanë bllokuar akset rrugore të vendit, apo akuzohen për goditje me sende të forta,  djegie të materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Uniformat blu sakaq, nuk kanë sqaruar publikun së për kë protestë  bëhet fjalë, për atë në zonën e Astirit apo tubimin e studentëve.

REAGIMI I POLICISË

Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen e rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.
Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cënuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.
Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad