‘Reciprocitet s’mund të ketë’, Vuçiç – Kurtit: Nuk iu njohim si shtet…

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit të cilat ndërlidhen me Serbinë dhe dialogun. Sa i përket premtimeve të Kurtit, Vuçiq thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe flet pa përgjegjësi”. Duke folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiç thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë.

Megjithatë shton se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçië i sheh si lajme të mira, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Është mirë që po e konsideron heqjen e taksës, do të ishte mirë të bisedonim në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij vendime të tilla janë të pritshme, pasi që Kurti dëshiron avancimin e pozicionit të tij si politikan.

“Kjo është diçka që pritet, Kurti është duke përparuar në pozitën e tij politike në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiç.

Sa i përket mundësisë së uljes në tavolinën e negociatave me Kurtin, Vuçiç ka thënë se nuk përcakton Beogradi se me kë ulet në tavolinë, pasi që populli në Kosovë zgjedh përfaqësuesit e tyre. Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiç thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë. Në fund kreu i shtetit serb ka folur edhe për situatën e sigurisë. Vuçiç thotë se është i lumtur që në 8 vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident apo konflikt në baza nacionale.

Zjarr Tv Ad