Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Ballshit/ Kreu i Sindikatës dërgohet me urgjencë në spital

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit dërgohet me urgjencë në spitalin e qytetit. Gjendja e tij, është përkeqësuar dhe dërgimi në spital ka qenë i detyreshëm.

Mësohet se sot, në ditën e 12 të grevës së urisë së naftëtarëve, gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi ata janë ngujuar brenda Uzinës dhe dje kanë mbyllur me zhinxhir derën, duke mos lejuar brenda as mjekët dhe as mediat.

“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të rënduar. Këtu nuk ka shou. Nga ky moment, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikim telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyer. Vetëm me barrela do dalim që këtu”, është shprehur dje Dautaj.

Zjarr Tv Ad