Trump ka përfunduar trajtimin mjekësor/ Flet mjeku: Në fundjavë do të bëhet gati për…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doktori Sean Conley, është shprehur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” mjekimit. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë, e ka përfunduar trajtimin për Corona*virusin, e tashmë mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë.

Pas deklaratave të mjekut, presidenti amerikan është shprehur se; ka mundësi që të bëjë një tjetër provë për korona*virusin, ku  shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës, raporton BBC.

Më herët Trump, u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden. Ai tha se “nuk do ta humbas kohën time në një debat virtual”, pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë, sepse Trump kishte dalë pozitiv për korona*virus.

Mediat amerikane shkruajnë se; ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad