Replika PS-LSI, Kavaja sinjali për thërrmimin e koalicionit

0
805
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit që kryesia e LSI-së mori për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës, reagimi i parë nga kampi socialist erdhi nga ish-ministri Saimir Tahiri, i cili deklaroi se LSI-ja nuk do të angazhohet në mbështetje të PS-së, pasi nuk ka kandidatin e saj. Tahiri shtoi se LSI-ja po i shkel syrin PD-së.

 LSI le të thotë më mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jetë e mirëkuptueshme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetëm nuk vriten dy zogj me një gur në këtë rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!”-ka shkruar Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama.

Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Rama konfirmoi qëndrimin e prerë të LSI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe për të mos mbështetur Partinë Socialiste në këtë proces.

  Nuk jemi regjistuar dhe nuk do marrim pjesë në këtë proces. LSI është e përgjegjshme dhe kërkon zgjedhje të ndershme dhe transparente dhe angazhimi është maksimal për dialogun politik dhe zgjidhjen e ngërçit. Nuk jemi trajtuar si partnere për zgjedhjet në Kavajës. Jemi në koalicion dhe jemi shumë korrekt dhe të përgjegjshëm lidhur me këtë çështje.

I pyetur nga mediat lidhur me marrëdhëniet në koalicion Luan Rama tha se nuk janë trajtuar si partner dhe në këtë proces LSI-së nuk i intereson fare kush është kandidati i PS-së në këto zgjedhje, pasi LSI-ja nuk ka qenë pro emrit të Elvis Roshit në zgjedhjet e kaluara.

Partnerë do të thotë të pyesësh të të pyesin, të bashkëpunosh dhe ne nuk jemi trajtuar si partnerë për zgjedhjet në Kavajë. Nuk na intereson kush kandidon në Kavajë.”

Luan Rama nuk hezitoi të jepte një përgjigje të drejtëpërdrejtë ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se e mira e pluralizmit është që të gjithë thonë atë që mendojnë.

E mira e pluralizmit është që të gjithë thonë atë që mendojnë. Ne nuk mendojmë as si PD-ja dhe as si Saimiri.

Para 6 muajsh Saimiri tha s’ka nevojë që ushtria të hyjë kundër kanabisit dhe dje qeveria reflektoi dhe e vlerësoi futjen e ushtrisë kundër kanabisit.”

Zjarr Tv Ad