Rezarta Çaushaj kundër Agjencisë për Media dhe Informim: Ky është zyrtarizim i propagandës, qeveria në mandatin e tretë bëhet shumë e rrezikshme

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Rezarta Çaushaj ka qenë e ftuar ditën e sotme në një lidhje direkte për Fax News , ku ka folur mbi Agjencinë për Media dhe Informim, iniciativa më e re e qeverisë Rama 3 që do  kontrollojë çdo informacion që del nga ministritë.

Çaushaj e quan këtë jo gjë tjetër veçse zyrtarizim i propagandës së qeverisë, duke shtuar se në këtë mënyrë paguhet propaganda me lekët e shqiptarëve. Ajo theksoi se qeveria ne mandatin e trete behet shume e rrezikshme.

“Ky është zyrtarizimi i propagandës. Nëse deri dje propaganda financohej fshehurazi, tani do të financohet me paratë e taksapaguesve. Ishte i pritshëm normalizimi i propagandës. Pyes vetën cili është hapi i tjetër. Propaganda është kontrolli mbi informacionin. Kryeministri kërkon të kontrollojë edhe informacionin që del nga çdo ministri. Për çfarë i shërben kjo publikut? Asgjë. Ky është operacion propaganistik”, tha ajo.

Më tej gazetarja shprehet se gazetari nuk ka nevoje që t’i jepet lajmi i gatshëm por duhet ta përpunojë vetë.

“Gazetari nuk ka nevojë të ketë informacion në mënyrë të gatshmë. Është ai që e përpunon informacionin. Nëse ky filter i hiqet gazetarit, atëherë puna e tij humbet. Ne kemi parë që gazetarët janë detyruar atë pak informacion që bën publike ministria e shëndetësisë përshembull. Që të gjithë duhet të ngrihen kundër kësaj agjencie,. Nëse ne nuk ngremë zërin, pra të paguajmë propagandën me paratë tona, atëherë se di tjetër çfarë mund të bëjmë. Qeveria në mandatin e tretë bëhet shumë e rrezikshme. Me anë të paketës antishpifje, të gjithë mediat online kalojnë në kontrollin e AMA-s. Pas AMA-s do të kemi një tjetër agjenci që kontrollohet nga qeveria”, shtoi ajo.

Në fund, Rezarta Çaushaj u shpreh se vetëm protestat nuk mjaftojnë për të ndaluar këtë agjenci. Ajo ka besim se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e nevojshme.

“Thjesht protesta nuk mjaftojnë. Duhet përfshirë pak dhe faktori ndërkombëtar, edhe pse nuk më pëlqen kjo pasi do të doja ta zgjidhte vetë shoqeria civile. Duke pasur shumicën e mediave, qeveria e trajton lajmin si të dëshiroje”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad