Rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia: Personat e përfshira në ato krime…

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin shqiptar. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehet e vendosur se personat e përfshirë në këto krime lufte duhet të përballen ashpër me një dënim të ashpër.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

Postimi në Twitter:

CFARE PARASHIKON REZOLUTA?

Më 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezoluta që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales.

Të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, rezoluta thotë se mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad