“Butrinti”, ose “to be or not to be”. Nga Armir SHKURTI

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Butrinti” është çështje kombëtare. Nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e ca lekëve. As të ca parimeve. Është thellësisht 𝙘̧𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚 𝙚 𝙚𝙠𝙯𝙞𝙨𝙩𝙚𝙣𝙘𝙚̈𝙨 𝙖𝙥𝙤 𝙩𝙧𝙚𝙩𝙟𝙚𝙨 𝙥𝙚̈𝙧𝙛𝙪𝙣𝙙𝙞𝙢𝙩𝙖𝙧𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙎𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚̈𝙧𝙞𝙨𝙚̈.

“Folklorizëm”? “Konspiracion…alitet…izëm”..? Jo or jo! Qorr muti!! Se kështu na çanit bythën Altin Goxhajt dhe mua kur ju thonim “Sorosi ka kap Shqipërinë” kur erdhi Rama në pushtet!

….kthehem tek çështja.

Në vitin ’97, si gazetar i RTSH kam shoqëruar Leka Zogun gjatë fushatës për referendum për formën e regjimit.

– Nëse nuk fiton monarkia, brenda një kohe të shkurtër nuk do të ketë Shqipëri – ka deklaruar atëhere ai. Më dukej absurd. Por kur banda e alahupëve nisi zbatimin e skenarit të falimentimit të sistemit ( politik, ekonomik, juridik por mbi të gjitha atë shoqëror ) me dhimbje i dhashë të drejtë të ndjerit Leka. Shpopullimi është jo vetëm qëllim por edhe pasojë direkt e këtij 𝙗𝙪𝙨𝙞𝙣𝙚𝙨𝙨 𝙥𝙡𝙖𝙣-i. Po re pooo! Është 𝙗𝙪𝙨𝙞𝙣𝙚𝙨𝙨 𝙥𝙡𝙖𝙣!!!! Na zhbënë si njerëz, na rropën pronat e pasuritë. Një bandë alahupësh, pa fe e atdhe, qenër gjahu të megaspekulantëve ndërkombëtarë, që, me mjetet represive të shtetit të tyre privat, shtypin dhe u nxijnë jetën shqiptarëve nën vete, me qëllimin e vetëm: zbrazje të vendit dhe blerjen xhaba të çdo të mire materiale.

“Butrinti” ( e vendos në thonjëza sepse nuk e kam për gurët por për gjithë aferën pas këtij emri ) është fillimi publik, arrogant, i pacipë i proçesit të shitjes me pjesë i Shqipërisë. Po re pooo!! Copa copa do shitet në sy të botës , ditën për diell, ky vend i bekuar!!

Nisi me këta që i quajtëm “oligarkë”. Gjithë ekonomia në pak duar. Mjafton që njëri prej tyre të falimentojë, “të falimentojë” apo të vendosë të shesë dhe llokma të mëdha të ekonomisë ( krom, karburant, terren, imobiliar etj ) të “blihen” për dy kacidhe që nga megaspekullantët e tipit Soros deri tek armiqtë shekullorë të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, siç është Serbia.

Pastaj erdhën PPP-të. Me këtë lëvizje Edi Rama shpalli de facto falimentimin e shtetit. Shumë shërbime që i kishte kryer shteti i kaluan privatit meqë – sipas Ramës – në shtet kishte korrupsion dhe privati i kryente më mirë!! Që nga mirëmbajtja e rrugës së Kombit tek kontrolli i pompave të karburantit. Opozita e Lulit e kanalizoi shpejt si “vjedhje” dhe “klientelizëm” këtë krim, por kurrë si axhendë e qehajait të Sorosit në Shqipëri, Edi Ramës, për të zhbërë shtetin dhe drejtuar vendin ( tashmë të shndëruar, sipas thënies së Bismark, në “shprehje gjeografike”) si një çiflig me skllevër pa plang e plaçkë, mbi të gjitha, pa dinjitet e madje pa identitet.

Butrinti është fillimi i ndarjes së kurbanit. Faqe botës mbarë Shqipërisë i ngulet thika në një copë të saj dhe kjo copë i jepet dikujt. Gjithë të tjerët rreth viktimës , pasi “Butrinti” të jetë kryer, kanë rrugën e hapur që, me hanxharë e sëpata, të këpusin copën e premtuar prej kohësh.

Po ti? Po re poooo! Ti re ti që sheh me sy prej lope dhe thua: ” Më plasi trapi! Ça më duhet mu Butrinti? As e kom pa e as du me pa ca gura të shtremët…”

Ty ta morën qendrën e Tiranës. Bënë një parking me kapuç sipër dhe një pyll me kulla betoni. Të hoqën parkingun nëpër qytet, me qëllimin që të ta heqin fare makinën. Ta rrisin naftën, sheqerin, vajin, korrentin me shtab! Vendos shtabi për to dhe ti rri e sheh si lopë. Vendos shtabi kur do futesh e do dalësh në shtëpi dhe ti, si lopa në haur bindesh pa diskutim. Të shtrëngohet fort e s’ke më rrugë? Torbën krahut dhe në kurbet, siç e ka 𝙗𝙪𝙨𝙞𝙣𝙚𝙨𝙨 𝙥𝙡𝙖𝙣-i Soros i zbatuar nga alahupët e bandës Rama.

Për ata pak që kanë mend e zemër.

“Butrinti” pra është “to be or not to be”! Nëse kjo llokmë ikën paqësisht, pa ndërgjegjësim e rezistencë, shpejt as karrigia ku je ulur nuk do të jetë më jotja!! Qofsh nga Dragobia a Luma, nga Vermoshi a Tushemishti, Tirana a Vushtria, ÇOHU!!! Butrinti është mishi yt!! Është pragu që ndan hanxharin e përgjakur të ujqërve nga trupi yt….

Zjarr Tv Ad