Tensionet në veri, Stoltenberg bisedon me Kurtin: Misioni i KFOR-it i rëndësishëm, palët të ruajnë qetësinë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar së fundmi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Stoltenberg thotë se kanë folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Shefi i NATO-s  ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për të vazhduar misionin, ndërsa ja shtuar se palët duhet të ruajnë qetësinë.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Postimi i tij:

Zjarr Tv Ad