Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 qytetarë shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.
Policia njofton se operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.
Policia e Shtetit ka bërë një apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.