Richard Grenell: Joe Biden nuk ka përparësi Ballkanin…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar mbi fjalimin e mbajtur në OKB nga Presidenti Biden.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Grenell shkruan se në asnjë moment Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

Në vijim të kësaj fjale, Grenell thekson se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e tij, nuk e ka përparësi të partnerizohet me Balkanin.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është  e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”- shkruan ai në Twitter.

Zjarr Tv Ad