Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur reshje dëbore në zonat malore në Jug dhe Veri të vendit.
Situata paraqitet më problematike në qarkun e Dibrës, ku në shumë njësi administrative si pasojë e reshjeve të dendura janë bllokuar rrugët.
Qarku i Dibrës është pëfshirë nga reshje të dendura bore ndërkohë që Bulqiza po vuan së tepërmi këtë situatë.
Ulja e temperaturave dhe ngricat nëpër rrugë kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve ndërkohë që po fryn dhe një erë e fortë.
Edhe juglindja është përfshirë nga reshje të dendura bore.
Trashësia në pikën turistike të Dardhës arrin mbi 60 cm.
Të kalueshme me zinxhirë mbeten akset Korçë-Dardhë, Korçë-Qafa e Qarrit , Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Pustec.
Akset e tjeta janë të kalueshme pa problem.
Reshjet vijojne edhe në qytetin e Korçës, ndërkohë që vijojnë të jenë të bllokuara zona e Lekasit dhe Velçanit.