Rikthehet dëbora në Jug e Veri, ‘ngrin’ Bulqiza

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur reshje dëbore në zonat malore në Jug dhe Veri të vendit.

Situata paraqitet më problematike në qarkun e Dibrës, ku në shumë njësi administrative si pasojë e reshjeve të dendura janë bllokuar rrugët.

Qarku i Dibrës është pëfshirë nga reshje të dendura bore ndërkohë që Bulqiza po vuan së tepërmi këtë situatë.

Ulja e temperaturave dhe ngricat nëpër rrugë kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve ndërkohë që po fryn dhe një erë e fortë.

Edhe juglindja është përfshirë  nga reshje të dendura bore.

Trashësia në pikën turistike të Dardhës arrin mbi 60 cm.

Të kalueshme me zinxhirë mbeten akset Korçë-Dardhë, Korçë-Qafa e Qarrit , Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Pustec.

Akset e tjeta janë të kalueshme pa problem.

Reshjet vijojne edhe në qytetin e Korçës, ndërkohë që vijojnë  të jenë të bllokuara zona e Lekasit dhe Velçanit.

Zjarr Tv Ad